Kikia: Rama është sjellë si një ndërkombëtar shumë i ftohtë me Kosovën

Kikia: Rama është sjellë si një ndërkombëtar shumë i ftohtë me Kosovën

Analisti Mentor Kikia, në 25-vjetori i çlirimit të Kosovës shpreh keqardhjen që përveç Serbisë, Kosova marrëdhëniet më të këqija i ka me Shqipërinë.

Nga studio e MCN Live ai tha se është për të ardhur keq që dy shtetet shqiptare nuk kanë marrëdhënie të mira politike dhe se kjo dëshmohet kryesisht në marrëdhëniet personale të dy kryeministrave, ku si rrjedhojë e këtyre marrëdhënieve reflektohet edhe në bashkëpunimin ekonomik dhe në fusha të tjera.

Sipas tij, në 25 vjet çlirimi të Kosovës duhet të ishim në tjetër nivel marrëdhëniet mes dy vendeve.

Drupal Ad

Mes shumë përpjekjesh kemi arritur të bëjmë një unifikim të abetares për mësimin e gjuhës shqipe, por nuk kemi avancuar më tej.

Nga një ritual mbledhjesh të përbashkëta qeverie, që shndërroheshin si gostitë që i ktheheshin vizitat njeri tjetrit, firmoseshin letra dhe asgjë sërish nuk arrihej, për të shkuar te një ngrirje e marrëdhënieve personale e dy kryeministrave gjë që nuk është aspak normale.

Sot Albin Kurti në këtë ditë të shënuar për Kosovën do të duhet të gjente pak kohë për të takuar kryeministrin Rama.

Rama dhe Kurti nuk janë thjesht qytetarët Rama dhe Kurti, por ka ca detyrime që i tejkalojnë inatet personale.

Rama është sjellë si një ndërkombëtar shumë i ftohtë me Kosovën, duke këshilluar Kosovën që të bënte kujdes, edhe kur Kosova kishte të drejtë, për të thënë se ishte në të njëjtën linjë me amerikanët dhe ndërkombëtarët.

Veprimet e Kurtit kanë qenë në shërbim dhe në të mirë të Kosovës, kujtojmë këtu historinë e targave, ndalimin e mallrave sipas formulës së reciprocitetit, incidentet në komunat e Veriut.

Kthimin e Manastirit në një bazë të ushtrisë serbe. Rama u tregua më i ftohtë nga sa mund të ishte një kryeministër shqiptar dhe përtej marrëdhënieve të ngrohta Shqipëri-Kosovë që duhet të ishin, Rama me sa duket në axhendën e tij përtej interesave të Shqipërisë vendosi të kishte këtë marrëdhënie e cila prodhoi këtë realitet politik që ka sot me kryeministrin e Kosovës.

Por askush nuk ka të drejtë të mbajë peng përjetësisht dhe të mbajë të ngrira marrëdhëniet. Rama e bëri lëvizjen e tij, shkoi në Kosovë.

Por padyshim axhendën e dominoi Tony Blair se historia është ajo që triumfon e para. Kryeministrat duhet të silleshin ndryshe nga sa u sullën.

Përgjegjësi më i madh në marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë është Edi Rama.

Albin Kurti ka shpallur një axhendë të ditës së sotme dhe nuk ka të përfshirë një takim sikur 10 minutësh me Ramën, kur duhet të vinte interesin kombëtar mbi inatet personale.

Mirë do të ishte që Edi Rama dhe Albin Kurti të kishin pasur sot një takim për të çtensionuar marrëdhëniet personale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy