Negociatat me BE, Parlamenti Europian kalon rezolutën me 15 kushtet për Shqipërinë (VIDEO)

Negociatat me BE, Parlamenti Europian kalon rezolutën me 15 kushtet për Shqipërinë (VIDEO)

Parlamenti Europian i ka kërkuar Shqipërisë përmbushjen e 15 kushteve para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Ajo shpalli mbrëmjen e djeshme (19 qershor) rezultatet e votimeve ku kjo rezolutë mori më shumë vota se sa u miratua në parim.

Nga 665 vota në total, rezoluta kaloi me 532 vota pro, 70 vota kundra dhe 63 abstenime.

Kryeministri Rama mohoi sërish se Shqipëria ka 15 kushte për të përmbushur për nisjen e negociatave, por amendamenti i miratuar është i qartë.

Amendamenti i Grupit PPE, u paraqit nga eurodeputetja Kinga Gál, raportere hije e PPE, e raportit "Rekomandime për Ballkanin Perëndimor". Amendamenti është si më poshtë:

"Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare."

Në votimin e parë (18 qershor) amendamenti mori 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime.

Kushtet u vendosën nga Këshilli Europian me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës dhe Spanjës në mars të këtij viti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy