Maqedonia e Veriut vendos mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 17 tetor

Maqedonia e Veriut vendos mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 17 tetor

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka shpallur datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në këtë shtet.

Kryekuvendari Xhaferi, ka caktuar 17 tetorin si ditën e zgjedhjeve lokale.

“Sot e nënshkrova Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor 2021”.

Ai ka bërë apel qytetarëve që në mënyrë të hapur e të drejtpërdrejtë ti ndajnë pritjet e tyre me kandidatët për kryetar të komunave si dhe me ata anëtarët për asambletë komunale.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që “të bëhen faktorë aktivë në procesin e zgjedhjes së kryetarëve të komunave dhe të japin votën e vet për ato që e kanë merituar këtë”.

Xhaferi ka uruar që procesi zgjedhor të shkoj mirë e mbarë duke u shprehur se “Le të jenë zgjedhje fer dhe dinjitoze!”, ka shkruar ai në rrjete sociale.

Prej 27 shtatorit do të fillojë fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, ka kumtuar Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Sipas Komisionit, fushata do të përfundojë më 15 tetor, kurse shorti për radhitjen e partive politike në fletën e votimit do të duhet të realizohet nga KShZ-ja deri më 23 shtator.

Gjithashtu, më 17 tetor edhe Kosova do të zhvillojë Zgjedhjet Lokale 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy