
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, analistët diskutuan rikthimin e Berishës në politikën aktive dhe domethënien që ka kjo për skenën politike shqiptare. Gazetari Armand Shkullaku tha se situata në të cilën vendi dhe PD-ja krijon kushtet që platforma e Berishës të gjejë mbështetje.
Rakipi: Puna që ka bërë Saliu me Bashën ka qenë jashtë sistemit. Tani është unë heq atë që s’e bëra dot. Tani po përpiqet Rama ta mbajë në këmbë. Shkullaku më cakton lider të opozitës. Unë jam kot fare. Pas 8 vjetësh kupton që ka bërë gabim.
Kikia: Strazimirit i ka mbetur në mendje mosha e Berishës pas 3 vjetësh.
Çani: A ka luftë të përjetshme apo bëhet edhe pushim në mes?
Rakipi: Në histori quhej armëpushim edhe koha e shirave. Iknin turqit, nisnin shirat. Thuhej armëpushim.
Strazimiri: Ka të drejtë Cani. Po diskutojmë është ende në betejë Rama me Bashën. Unë them është betejë e trukuar.
Çani: Basha sado i dobët të jetë kërkon postin e Ramës. Për momentin nuk e merr dot, por ai është objektivi. Synimi final ai është.
Kikia: Nuk jam i shqetësuar pse po kthehet Berisha. Jam i shqetësuar pse në këtë vend nuk ka qarkullim të elitave. Berisha ka ikur ka lënë pas Tritan Shehun, Eduard Selamin e më pas Bashën. Tani është rikthyer për të marrë drejtimin e partisë. A do të kishte nevojë nëse nuk do ta kishte orkestruar Berisha garën?
Strazimiri: Sali Berisha do të jetë njeri me influencë edhe kur të mos jetë më.
Shkullaku: Nëse në 2021 PD do ti kishte fituar zgjedhjet, a do të kishte shans Berisha ta hiqte Bashën. Nuk është thjesht një qarkullim elitash. Këtu nuk ka njerëz që pritet të qarkullohen. Albin Kurti ndenji 12 vjet. Forca e Sali Berishës buron edhe nga gjendja ku ndodhet vendi dhe vetë PD. Kur ka dëshpërim njerëzit kërkojnë rrugëdalje.
Kikia: Mua më shqetëson fakti që tani 50 vjeç të shkoj në kutinë e votimit dhe të gjej emrin e Sali Berishës prapë.



