
Sa i përket garës për 6 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 mars, analisti Armand Shkullaku tha se PD ka shanset më të mëdha që të marrë bashkinë e Shkodrës.
Ai tha gjithashtu se nëse Basha, alibeaj do të flisnin me ato akuza në Shkodër që flasin nga selia në Tiranës, qytetarët do i zinin me gurë.
Nëse ka një bashki që realisht ka shanse të fitoj PD është Shkodra sepse po të marrim zgjedhjet e 25 prillit Partia Demokratike ka pasur mbi 35 mijë vota, diferenca gjysmë për gjysmë me PS. Sado që mund të jetë pjesa tjetër mendoj se ka shanse sipas llogarive elektorale që fitues të jetë Berisha. PD në Shkodër është traditë, ideal, pasion dhe jo vetëm përkatësi partie, prandaj është e rëndë ta përfaqësojnë.
Por kur del Basha, Alibeaj nga selia në Tiranë dhe thonë se Berisha dhe Rama është bërë bashkë që të rrëzojnë Lulin dhe të lënë vendin pa opozitë, këto mund ti thuash këtu në Tiranë, por nëse do jesh kandidat dhe do të marrësh votën në Shkodër dhe thua këto ata të marrin me gurë dhe të përzënë. Prandaj është problem, a kanë këta njerëz guximin të thonë të tilla kopaçe përpara atyre njerëzve?



