Ndërtimet pa leje, Rama: Shkojnë në Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e qeverisë për konfiskim

Ndërtimet pa leje, Rama: Shkojnë në Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e qeverisë për konfiskim

Kryeministri Edi Rama u ndal në temën e ndërtimeve pa leje gjatë një takimi që pati me qytetarët e Gjirokastrës.

Gjithçka teksa fliste për Rilindjen Urbane dhe akuzat e opozitës që fliste për fasada.

Sipas tij, Rilindja Urbane ishte akupunkturë, kur je mpirë komplet dhe me ato gjilpërat e asaj terapisë së famshme antike kineze fillon rigjallërimi i trupit dhe akupunktura është e njohur në teorinë e zhvillimit urban.

Po kujt t’ia thuash, atyre që akoma sot nuk heqin dorë nga ideja që i kanë bërë një shërbim të madh Shqipërisë, duke frymëzuar ndërtimet pa leje? Apo atyre që shkojnë në Gjykatë Kushtetuese?

Imagjinojeni. Është hera e parë që shkon në Gjykatë Kushtetuese një parti politike që do të marrë pushtetin, shkojnë në Gjykatë Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e qeverisë për konfiskimin e ligjshëm dhe marrjen për tua dhënë njerëzve dhe shtetit të të gjithë metrave katrorë?

Si ka mundësi, këta që akuzojnë mua dhe na akuzojnë ne që mbështesim oligarkët, që i kemi ne, i kam unë kullat e pallateve, të cilave do u merret çdo metër katror e hotele që i kanë bërë pa leje, këta e çojnë në Gjykatë Kushtetuese për ta rrëzuar.

Imagjinojeni çfarë paraje po mblidhet për të blerë rrëzimin e një vendimi kaq të rëndësishëm, kaq domethënës dhe kaq përfundimtar për të mos lejuar më jo të bëjnë apartamente e të bëjnë dyqane pa leje nëpër kulla e pallate, por të mos bëjnë asnjë shtesë, as këtu në shtëpitë karakteristike tradicionale.

Se duket sikur ti fiton më shumë, por ti në fakt fiton më pak në krahasim me atë që do fitoje sikur ta bëje atë investim për ta përmirësuar atë pasuri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy