Rama vizitë në Slloveni: Fola me kryeministrin për anëtarësimin dhe investimet e BE-së

Rama vizitë në Slloveni: Fola me kryeministrin për anëtarësimin dhe investimet e BE-së

Me ftesë të kryeministrit Janes Jansa, Edi Rama ka qenë sot në Slloveni ku është takuar me homologun e tij. I pari i qeverisë shqiptare e ka zhvilluar këtë takim në kuadër të presidencës së Bashkimit Europian që Sllovenia do të marrë vitin e ardhshëm.

Me anë të një shënimi në ‘facebook’ Rama ka zbuluar edhe temat e bisedave me Jansa, duke deklaruar se u fol për investimet e BE në Ballkanin Perëndimor, anëtarësimin e Shqipërisë, por edhe çështje të tjera.

"Me ftesë të kryeministrit të Sllovenisë, Janez Janša, në Bled për të diskutuar mbi Planin e Madh të Investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, ecurinë e procesit të integrimin europian në Shqipëri e në rajon, gjendjen politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit, në kontekstin e përgatitjeve mbresëlënëse të Sllovenisë për mandatin e Presidencës së Bashkimit Europian vitin e ardhshëm", - shkruan Rama në Facebook. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy