Berisha: Nëse etërit të pavarësisë po të zgjoheshin sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria

Berisha: Nëse etërit të pavarësisë po të zgjoheshin sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria

Kryedemokrati Sali Berisha në 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, uroi të gjithë shqiptarët, në atë që e quajti datën e re të lindjes së Shqipërisë moderne.

Ai tha se Ismail Bej Vlora dhe etërit e tjerë të pavarësisë po të zgjoheshin sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria në të cilën ata shpallën pavarësinë, por se Shqipëria është vite e vite drite larg.

Por në qoftë se në rrafshin material, fizik, ndryshimet janë vite drite larg, përsëri për fatin jo të mirë, ngjashmëritë janë të pashmangshme.

Pas shpalljes së Pavarësisë, vrapuan të ja merrnin pavarësinë Shqipërisë. Përzunë nga vendi babanë e pavarësisë. Firmosën traktate për zhdukjen e saj.

Shqiptarët krijuan principata në shërbim të të huajve. Hodhi shqiptare u dyndën drejt Vlorës për të përzënë Ismail Qemalin dhe kundra tij.

Natyrisht kjo histori nuk mund të përsëritet kurrë në këtë formë, por e vërteta është se njëlloj si ata që u prinë ushtrive serbe në atë kohë, sot në Tiranë qeveris një shqipfolës, që zbaton në këtë vend pas 112 vitesh pavarësi, zbaton pikë për pikë politikën Çubrilloviçit dhe ka përzënë nga Shqipëria në 10 vite, më shumë shqiptarë se çdo pushtim tjetër deri sot.

Vendin e pasurive më përrallore, më mahnitëse e shndërroi në vendin e kanabisit, vendin e drogës. Shtetin ligjor e zëvendësoi me narkoshtetin.

Riktheu arrestimet, burgjet politike dhe përvetësimin e papërmbajtur masiv të pasurive publike, zhyti shqiptarët në mjerin progresiv.

I vetmi popull në rajon dhe Europë, në të cili varfëria u rrit nga viti në vit.

Në këtë kontekst në këtë kuadër, PD si forcë politike që përmbysi komunizmin, ishte para alternativës, të jesh apo të mos jesh.

Të jesh do të thotë të merrte përsipër misionin e përmbysjes së re.

Një diktaturë në të cilën i tërë pushteti ndodhet në duart e padrinos, në të cilin krimi dhe shteti janë një sipërmarrje e përbashkët, siç shihet çdo ditë.

Alternativa tjetër do të ishte zhdukja e saj. Por misioni i saj ishte i vështirë. Shumë i vështirë, megjithatë, demokratët u ngritën.

U ngritën, e them këtu në kushtet më të jashtëzakonshme.

Sepse këtij kuadri real, për ti dhënë një ‘kolpo di gracia’, për ti dhënë goditjen e mëshirës, demokracisë në Shqipëri, mafia shqiptaro-amerikane, pasi i kishte dhënë drejtësinë Edi Ramës, vendosi ti japë dhe opozitën.

Vendosi t’i japë opozitën dhe të fshijë nga analet partinë që përmbysi diktaturën, partinë që u ngrit mbi vlerat e kombit shqiptar, mbi traditën, dinjitetin, atdhetarinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy