Rama me ambasadorët: Zero probleme me fqinjët, por nuk do hezitojmë të ngrejmë shqetësimet tona

Rama me ambasadorët: Zero probleme me fqinjët, por nuk do hezitojmë të ngrejmë shqetësimet tona

Gjatë pritjes që i bëri ambasadorëve në kryeministri me rastin e festave të fundvitit, kreu i qeverisë Edi Rama thesksoi se kemi punuar dhe do punojmë që marrëdhëniet tona me fqinjët të karakterizohen nga dialogu. Por sipas tij nuk do hezitojmë të ngrejmë shqetësimet tona të së kaluarës së afërt dhe të largët por gjithnjë me dëshirën që të kemi zero probleme me fqinjët.

“Ne kemi ndjekur një politike të jashtme dhe dinamike që mbron interesin kombëtare, në përputhje me përgjegjësitë tona, por në çdo moment në frymën europianiste që karakterizon forcat tona politike si përfaqësim i një populli që në këtë rajon ka qenë i angazhuar dhe mbështetës për stabilitetin bazuar mbi vlerat dhe parimet e Europës ku duam të bëjmë pjesë me të drejta të plota. Kemi punuar dhe do punojmë që marrëdhëniet tona me fqinjët të karakterizohen nga dialogu dhe me dëshirën që të ndërtojmë mbi gjithçka na bashkon duke pasur vetëdijen se çka na bashkon është shumë më e madhe sesa çka hera herës na ndan dhe për këtë që na ndan nuk do hezitojmë të ngrejmë shqetësimet tona të së kaluarës së afërt dhe të largët por gjithnjë me dëshirën që të kemi zero probleme me fqinjët. Ne duam zero problemet me fqinjët kur edhe gabimishti duket sikur krijojmë probleme. Por ne duam zerimin e tyre dhe jemi të bindur se kjo është plotësisht e bindur. Është e rëndësishme që atmosfera e paqesh dhe e ndërvepeimit në këtë rajon ku deri dje ishin konfliktet të intesifikohen në funksion të një dakordësie me njëri-tjetrin”, tha kreu qeverisë.

Në fjalën e tij më tej Rama tha se datën për çeljen e negociatave e përcaktojmë ne dhe jo BE.

“Përsa kohë ne nuk do të hedhim hapat e domosdoshëm atëhere nuk kemi çfarë kërkojmë nga BE. Nuk është BE që përcakton datën e celjes së negociatave në këto kushte ku jemi. Jemi ne që mund ta përcaktojmë atë duke i dhënë BE provën e prekshme të zbatimit të reformës në drejtësi, duke filluar me pastrimin e pallatit të drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy