Konjufca: Duke qëndruar në krah me Shqipërinë mund të mbrohemi nga rreziku serb

Konjufca: Duke qëndruar në krah me Shqipërinë mund të mbrohemi nga rreziku serb

Kryetari i Kosovës, Glauk Konjfca në fjalën e tij në Kuvend në mbledhjen e përbashkët me kuvendin e Shqipërisë e vuri theksin në marrëdhënien e fortë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Konjufca vuri theksin edhe në tensionet me Serbinë, ndërsa tha se Vuçiç nuk e fsheh lidhjen me Serbinë.

Sipas tij, vetëm duke qëndruar sëbahsku, Kosova dhe Shqipëria, mund të mbrohen nga ky rrezik, siç Konjuca e quajti.

Na ka bërë tok në Tiranë, dita më e rëndësishme e kombit, 28 nëntori. Le ti përshëndesim së bashku nga këtu të gjithë si shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Preshevë, Bujnovc, në Greqi e Itali, bashkatdhetarët në Gjermani, Zvicër, SHBA e çdokund ku ata jetojnë. Jemi këtu dhe jemi me ju e juve u kemi në zemër, urime dita e flamurit. 28 nëntori i mban në gjirin e vet të gjitha ëndrrat kolektive, por edhe aspiratat përbashkëta, mund e përpjekjet për liri. Kjo ditë e ka simbolin për të na i mbajtur gjallë emocionet më të thella, gatishmërinë më të vendosur dhe kujtimet tona më të çmuara. 28 nëntori është i shqip po aq sa është i Kosovës meqë është i gjithë shqiptarëve.

Më tej ai u shpreh se, dy ngjarje të rënda e kanë hapur kapitullin e mundësive të mëdha për kombin tonë, demokracia në Shqipëri dhe çlirimi i Kosovës nga pushtuesi serb.

Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aspiron BE, kurse Kosova aspiron NATO-n dhe anëtarësimin në BE. Orientimi ynë është i pa rezervë në BE dhe në një miqësi me SHBA. Përvoja na ka mësuar ne shqiptarëve që. Boat është më e pasigurt se dje, për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Serbia nuk e fsheh lidhjen me Rusinë. Serbia po na lufton nga brenda dhe nga jashtë, pa zgjedhur mjete, prej diplomacisë deri të kontrollimi i grupeve që janë të lidhura me krimin në veri të vendit tonë. Sa më afër njëra tjetrës aq më lehtë do jetë t’i mbrojmë interesat jetike të vendit tona. Sami Frashëri, thoshte se përkatësia më e fushqimshe është përkatësia kombëtare. Përdorte një falë të bukur shqip, kombëtaria. Është ky identitet që na bën të jemi një, kjo na mban të sigurt, të mësojmë nga rruga e kaluar dhe të zhvillohemi tutje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy