Kryemadhi në Lezhë: T’i japim fund tiranisë dhe oligarkisë

Kryemadhi në Lezhë: T’i japim fund tiranisë dhe oligarkisë

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorët e qytetit të Lezhës, ku u prezantuan edhe kandidatët për deputet për zgjedhjet e 25 qershorit.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kandidatët e LSI-së për qarkun e Lezhës, zëvendëskryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, qytetarë, simpatizantë, etj.

Duke folur përpara qytetarëve të Lezhës, Kryemadhi u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë forcë e parë në zgjedhjet parlamentare pasi është e vetmja forcë politike që i ofron një shans të gjithëve.

“Ne sot kemi një mision, me votën tonë duke i dhënë LSI-së forcë e parë, drejtimin e qeverisë, sepse me drejtimin e ri ne do të kemi shansin për të qenë evropian të vërtet. Do të kemi shanse për të qenë të lirë në vendin tonë. Ne e kemi një shans në datën 25 qershor për të rikthyer fuqinë, për të rikthyer punën, për t’i rikthyer identitetin dhe integritetin që i takon Lezhës duke votuar numrin 1”, tha zëvendëskryetarja e LSI-së.

Kryemadhi gjithashtu u ndal në fjalën e saj tek alternativa që ofron LSI duke theksuar se Lëvizja Socialiste për Integrim është e vetmja parti që do të qeverisë me përulësi duke i thënë fund tiranisë dhe oligarkisë që u tentua të vendosej në Shqipërisë.

“Kjo është një tirani që oligarkia ka kërkuar ta vendos në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë. LSI është e vetmja forcë politike e cila me drejtimin e saj të ri do të jetë një parti që do të qeverisi me përulësi, me dashuri, me respekt për të gjithë qytetarët, fshatarët, katundarët, malësorët kudo ku janë në Shqipëri”, - nënvizoi Zëvendëskryetarja e LSI-së.

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Viktor Tushaj u shpreh se LSI me programin e saj garanton një të ardhme të sigurt për të rinjtë në vendin e tyre duke u ofruar platformë konkrete për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy