
Kolegji Zgjedhor në mbledhjen e sotme rrëzoi kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të përsëritur zgjedhjet në Kamëz. Zgjedhjet në Kamëz nuk do të ribëhen. Në këtë mënyrë, rezultati i Kamzës nuk ndryshon dhe Rakip Suli, i Partisë Socialiste, mbetet fitues. Gjithashtu u rrëzuan edhe kërkesat e tjera të koalicioni “BF” që kërkonin ekspertë të huaj për shqyrtimin e funksionimit të pajisjeve elektronike, krahasimi e rezultatit elektronik me atë fizik si dhe hapjen e kamerave të sigurisë të vendosura ditën e votimit. Katër ditë më parë, Kolegji mori të njëjtin vendim edhe për ankimimin e “BF” për Bashkinë e Belshit. Ndërkohë, në Rrogozhinë do të përsëriten zgjedhjet, pasi ankimimi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u pranua.



