Komisoni i Rithemelit mban sot zgjedhje në degën e PD-së në Mallakastër

Komisoni i Rithemelit mban sot zgjedhje në degën e PD-së në Mallakastër

Komisioni i Rithemelimit të PD ka publikuar emrat e kandidatëve që do garojnë për kryetarin e ri të degës në Mallakastër.

Për procesin e votimit, kandidatë janë Astrit Xhafaj dhe Resmi Shanaj.

Procesi i votomi nis në orën 09:00 dhe përfundon në 17:00. Komisioni bën thirrje që të gjithë anëtarët të marrin pjesë për të zgjedhur kryetarin e ri, sipas parimit “një anëtar një votë”.

Deklarata e plotë nga Komisioni i Rithemelimit:

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar dege të PD Mallakastër do të zhvillohen ditën e shtunë, dt 9 prill 2022 te Kinemaja.

Procesi i votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

 Kandidatët e për Kryetar dege PD Mallakastër janë:

  1. Astrit Adem Xhafaj
  2. Resmi Bilbil Shanaj

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD në dega Mallakastër të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy