Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak i ka “dhuruar” një palë pranga live, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në këto momente, Blushi i ka thënë Veliajt se kjo është dhurata që meriton për Vitin e Ri për aferën e inceneratorëve.
Prangat janë drejtësia për aferën e inceneratorit inekzistent të Tiranës dhe për qindra milionë euro të vjedhura përmes kësaj skeme kriminale.
Prangat janë simboli i ndëshkimit për keqmenaxhimin dhe vjedhjen e taksave tona në këto vite.
Prangat janë ndëshkimi për betonizimin dhe shkatërrimin e Tiranës.
Prangat janë shpagimi për shtëpitë e shembura në shkelje të ligjit, për gjobat e padrejta, për braktisjen dhe lënien në harresë të qytetarëve në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuara.
Prangat janë simboli i drejtësisë, me paanësi dhe jo me regji!



