Stuhi edhe në porte, vështirësi në ankorimin e trageteve në Vlorë

Stuhi edhe në porte, vështirësi në ankorimin e trageteve në Vlorë

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin mëngjesin e sotëm. Krahas përmbytjeve në disa zona të vendit, situata paraqitet problematike edhe në porte.

Shiu i shoqëruar me erë të fortë dhe deti që shkon me forcën nga 6-7 ballë, pengon ankorimin e dy trageteve të linjës Vlorë-Brindizi në port.

Dy tragetet të cilët kanë mbërritur sot nuk kanë mundur të ankorohen në port, duke qëndruar në rade. Në bordin e dy trageteve ndodhen rreth 300 pasagjerë, që janë nisur mbrëmjen e së hënës nga Italia.

Mësohet nga kapiteneria e portit të Vlorës, se një prej trageteve ka tentuar të futet në port, por për shkak të motit të keq ka qenë e pamundur që ai të ankorohet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy