Ambasada Ruse në Tiranë: MPJ nuk na ka sjellë kurrë ankesë për diplomatin që dëboi dje

Ambasada Ruse në Tiranë: MPJ nuk na ka sjellë kurrë ankesë për diplomatin që dëboi dje

Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për të dëbuar  diplomatin Alexey Krivosheev, me argumentin se kishte shkelur rregullat anti-Covid.

Në një postim në profilin e saj në “Facebook”, Ambasada Ruse në Tiranë thotë se pala shqiptare nuk i ka përcjellë asnjëherë shqetësime për sjelljen e diplomatit Alexei Krivoshev, por për një tjetër diplomat.

“Jemi të befasuar nga përmbajtja e deklaratës përkatëse të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për shtypin. Përkundër deklaratave të Ministrisë, emri i Aleksei Krivoshev nuk është përmendur kurrë gjatë kontakteve midis Ambasadës Ruse dhe Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Për herë të parë dhe të fundit, ajo u shfaq në verbalin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë të datës 20.01.2021, sipas të cilit z. Krivosheev u shpall një person “non-grata”. Në të njëjtën kohë, nuk ka prova se janë shkelur masat anti-Covid të marra në Shqipëri”, thuhet në reagim.

Sipas Ambasadës Ruse, një pretendim i tillë është ngritur në një takim të ambasadorit në korrik të 2020, por bëhej fjalë për një diplomat tjetër.

“Sa i përket z. Krivoshev, pas fillimit të nëntorit 2020 ai u diagnostikua me COVID-19, ai ishte nën protokoll mjekësor për dy javë në vetë-izolim me familjen e tij, duke respektuar rreptësisht karantinën e përcaktuar, dhe shkoi në punë vetëm pasi kaloi dy teste negative. Ai nuk kishte kontakte të jashtme, përveç vizitës në institucionet mjekësore për testin”, thuhet më tej.

Ambasada i cilëson të pabaza dhe të trilluara pretendimet e ngritura dje nga MPJ dhe vë në diskutim dëshirën e palës shqiptare për marrëdhënie miqësore.

“Ne besojmë se akuzat e ngritura ndaj tij janë të pabaza dhe janë të trilluara. Në sfondin e kësaj sigurie të palës shqiptare, dëshira për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore është e dyshimtë”, thuhet në reagim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy