Dy ditë pas miratimit në Parlamentin e Shqipërisë të Marrëveshjes së Shqipërisë me SHBA për kredinë 302 milionë euro, Partia Demokratike paditi këtë të mërkurë në Gjykatën Kushtetuese procedurën e ndjekur nga Parlamenti.
Në një konferencë për mediat, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita ka evidentuar 7 shkelje kushtetuese nga ana e Parlamentit dhe qeverisë.



