
Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë, në takimin e ministrave Bushati dhe Kotzias për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve, duke theksuar se Shqipëria dhe Greqia janë drejt nënshkrimit të një partneriteti strategjik.
Marrëveshjet, tha kreu i qeverisë shqiptare do nënshkruhen në pranverë kur ai të takojë homologun e tij helen Tsipras.
“Ka dakordësi që nga Ligji absurd i Luftës deri tek çështje që kanë të bëjnë me jetësimin maksimal të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, lidhur me procedura që kanë qenë pengesë e rëndë për ta”, u shpreh Rama.
Në një intervistë për Report Tv, kryeministri tha se synimi është të nënshkruajmë një dokument të partneritetit strategjik. Të gjitha çështjet që për ne kanë pasur rëndësi dhe u bënë një periudhë e nxehtë mes nesh dhe palës greke janë në tavolinë dhe po negociohen për të gjetur një zgjidhje përfundimtare.



