Basha u tregon ambasadorëve të BE-së tre hapat e puçit kushtetues

Basha u tregon ambasadorëve të BE-së tre hapat e puçit kushtetues

Një ditë pasi priti në zyrën e tij ambasadorin amerikan, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me 5 ambasadorë ë vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Kryedemokrati informoi ambasadorët për qëndrimin e Partisë Demokratike kundër zgjedhjes antikushtetuese të një Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Në një takim në selinë e Partisë Demokratike me përfaqësuesit diplomatikë të Gjermanisë, Francës, Austrisë, Italisë dhe Greqisë, Basha i njohu ata me veprimet e qeverisë që çuan në një puç kushtetues, që ka futur në krizë sistemin e drejtësisë, ka shkatërruar proçesin politik në vend dhe po prodhon një krizë destablizuese për vendin.

Sipas kreut të opozitës, 3 hapat e puçit kushtetues janë:  Vonesa e qëllimshme për mosngritjen e  Këshillit të Lartë të Prokurorisë, uzurpimi i kompetencave të KLP-së nga Parlamenti, zgjedhja e një Prokurori të Përgjithshëm me shumicë të thjeshtë dhe pa kaluar vettingun.

Kryedemokrati pohoi se të gjitha këto veprime kanë qenë të paramenduara dhe të planifikuara nga Edi Rama për të zgjedhur një kryeprokuror që kontrollohet plotësisht prej tij, me qëllim shkatërrimin e hetimeve për dosjet kriminale të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos dhe politikanëve të tjerë të lidhur direkt me vetë Ramën.

Kryetari Basha theksoi se interesat e shqiptarëve dhe të Bashkimit Europian, shërbehen vetëm duke dënuar kthimin e Shqipërisë në një vend të drogës dhe krimit, duke mos toleruar lidhjet e qeveritarëve me drogën dhe krimin dhe duke kërkuar nxjerrjen para drejtësisë të tyre.

Në takimin me ambasadorët, Basha i siguroi ata se në përputhje me vlerat më të larta demokratike, opozita dhe qytetarët shqiptarë do të qëndrojnë me të gjitha mjetet dhe format demokratike në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë dhe kundër kapjes së drejtësisë nga Edi Rama, klanet e drogës dhe grupet kriminale që bashkëqeverisin me të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy