Mediu organizator i Forumit të Sigurisë në Uashington: Evropa mund të mbrohet vetëm duke qenë brenda NATO-s

Mediu organizator i Forumit të Sigurisë në Uashington: Evropa mund të mbrohet vetëm duke qenë brenda NATO-s

Në Uashington DC u zhvillua Forumi i Sigurisë me temë “Investimi 5% në Mbrojtje dhe Partneriteti me SHBA-në”, i organizuar nga kryetari i Partisë Republikane dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu në bashkëpunim me kongresmenë amerikanë. 

 

Gjatë fjalës së tij, Mediu u ndal te e ardhmja e NATO-s, roli strategjik i Shteteve të Bashkuara dhe aftësia e Evropës për t’u përballur me kërcënimet e reja të sigurisë.

 

Në këtë kontekst, ai iu referua edhe mesazheve të forta të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me nevojën për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, ndarjen e barrës brenda Aleancës dhe rolin udhëheqës të SHBA-së, në një klimë tensionesh politike transatlantike.

 

Mesazhi qendror i forumit ishte se Evropa është e aftë të mbrohet, por vetëm brenda NATO-s dhe vetëm nëse rrit me shpejtësi shpenzimet për mbrojtjen, kapacitetet ushtarake. 

 

U theksua se NATO nuk është një marrëdhënie ku SHBA “shpëton” Evropën apo anasjelltas, por një aleancë e integruar, ku siguria e Evropës, Atlantikut dhe Arktikut lidhet drejtpërdrejt me sigurinë amerikane. Sipas vlerësimeve të forumit, presioni i ushtruar nga Presidenti Donald Trump ndaj aleatëve evropianë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së, pas dekadash të mumgesës së investimeve në mbrojtje.

 

Ndërkohë, SHBA vijon të mbajë mbi 80 mijë trupa në Evropë, duke mbetur e përkushtuar ndaj Aleancës, por duke kërkuar që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj.

 

Mediu theksoj se ndërtimi i një bashkëpunimi politik dhe ushtarak i vendeve të NATO-s në Ballkan përfshi dhe Kosovën është domosdoshmëri.

 

Gjatë forumit, Kongresmeni Keith Self u mbështet nga të pranishmit kur kërkoj anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke e cilësuar atë si një kontribut të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy