
Për pedagogun e Universitetit të Arteve, Ardian Isufi, autonomia e universiteteve dominohet nga pjesa që vjen nga pushteti.
Sa zgjidhen rektorët nga vota e pedagogëve, pjesa dërrmuese, por jo të gjithë se kemi dhe të pavarur, bëhen palë me qeverinë pa e kuptuar.
Kështu tha Isufi në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, duke folur për protestën e pedagogëve.
Ai u ndal edhe tek fakti se karta e studentit sot është ende një element që nuk është plotësuar me të gjithë shërbimet e saj, duke nënvizuar se nuk është një abone, por një paketë, që nuk mund të funksionojë vetëm me dy shërbime, por paketë për ti dhënë lehtësira maksimale studentit.
Gjithmonë shohim me kokën pas dhe referencën e marrim nga diktatura, jo nga Europa. Hijet e kohës që kemi kaluar vijojnë ende dhe ndikojnë edhe në auditorë.
Në Kosovë ka një premtim të qeverisë për bonus 100 euro në muaj për të gjithë studentët, ka forma relaksuese.
Duken si gjëra të vogla, por në fakt ndikojnë shumë në jetën e përditshme të ambienteve studentore dhe rrit edhe çështjen e interesit.
E para ka rënë modeli i pedagogut, i mësuesit, se nëse flasim për këto paga, për çfarë duhet sot si model një pedagog.
Ka rënë interesi dhe për shkak se njerëzit e kanë kokën të ikin jashtë Shqipërie se sa të rrinë këtu. Të gjitha këto e kanë hequr fokusin tek studimi dhe tek një e ardhme përmes studimit.
Ka dhe të rinj që lënë studimin dhe ikin. Të rinjtë po goditen, nuk kanë ushqimin e duhur të jetës së përditshme dhe duhet potencuar dhe në arsim.
Ne duhet të bëjmë më shumë dhe në cilësinë e mësimdhënies, jo vetëm në kuptimin financiar. Por kjo e fut në shina dhe rrit përgjegjësinë.
Se një pedagog me një rrogë qesharake, më e shumta i shkon për të blerë libra. Është e pamundur me këto pagë të bësh një kualifikim apo kërkim shkencor.
Rivlerësimi i kësaj situate nga qeveria, do ishte realisht një çështje kombëtare. E kërkojmë si domosdoshmëri dhe si nevojë.



