Berisha: Sistemi i shëndetësisë më i godituri, Rama shndërroi administratën në makineri vjedhjeje

Berisha: Sistemi i shëndetësisë më i godituri, Rama shndërroi administratën në makineri vjedhjeje

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me anëtarët e Departamentit të Shëndetësisë.

Ai tha se sistemi i shëndetësisë ka marrë në këto vite goditje nga më të rëndat në çdo rrafsh dhe u shkretua nga punonjësit. Sipas tij, Rama hoqi nenin, sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të qarkullonin ilaçe të pamiratuara nga enti europian, ose enti amerikan.

Ne takohemi sot në një kohë kur sistemi i shëndetësisë, sistem jetik për çdo shoqëri ka marrë në këto vite goditje nga më të rëndat në çdo rrafsh. Më shumë se çdo sistem tjetër, sistemi i shëndetësisë u shkretua nga punonjësit e saj të cilët këto vitet e fundit u larguan në emigracion. Sistemi ynë ka humbur pothuajse në tërësi atë që quhet rajonizim dhe që është i domosdoshëm për t’u përballur, për të plotësuar kërkesat, nevojat e këtij sistemi. Kudo mashtrimi, falsiteti, gënjeshtra kanë pasoja, por në shëndetësi kanë pasojat më fatale, kanë pasojë jetën. E vërteta është se në tërësi listën e ilaçeve sot e bëjnë kompanitë e prodhimit dhe pasi zhduken disa standarde të domosdoshme ligjore për Shqipërinë, ilaçet kallpe në farmacitë tona, në sistemin tonë farmaceutik janë rregull. Ne kishim një ligj, sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të qarkullonin ilaçe të pamiratuara nga enti europian, ose enti amerikan. U hoq ky nen i diktuar tërësisht nga enti farmaceutik i Beogradit me përfaqësuese Vilma Nushit.

Më tej Berisha u shpreh se pagat e mjekëve janë një nga arsyet se përse punonjësit e sistemit të shëndetësisë largohen nga vendi, duke emigruar në vende evropiane si Gjermania. Ai u shpreh se për sa kohë që kryeministri vjedh, e njëjta gjë ndodh edhe në zinxhirin që e pason.

Sot shqiptarët nuk dinë çfarë blejnë në farmaci. Është vendosur një raport në jo pak raste i pandershëm e i padrejtë, por edhe çnjerëzor midis sektorit privat dhe atij publik. Të gjitha këto kanë një shkak, injorimin e sistemit jetik për shoqërinë shqiptare. Unë e kuptoj që vërtetë emigracioni është i pashmangshëm për disa arsye, por ata që duhet të mbajnë një sistem shëndetësie, bëjnë gjithçka për të paguar e shpërblyer punonjësit e sistemit. Nëse duam të mbajmë sistemin, nuk mund ta mbajmë me emulacion, por me shpërblim e me kushte. Por kur përdor buxhetin për të pasuruar veten dhe ministrat, kur firmos për tre djegësa 420 mln e sot nuk është asnjë në punë ose nuk ekzistojnë fare. Kur vepron gjithçka në kundërshtim me ligjin duke i çelur derën vjedhjes, nuk mbetet për rrogat. Kur shndërron administratën në makineri të vjedhjes, sepse vjedh kryeministri, nuk mbetet gjë. Kjo është arsyeja pse na ikin mjekët e infermierët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy