Celibashi apel partive politike: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhen sa më shpejt të jetë e mundur

Celibashi apel partive politike: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhen sa më shpejt të jetë e mundur

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi në një konferencë për mediat lidhur me zgjedhjet e 14 majit 2023, bëri të ditur statistikat për pjesëmarrjen në to.

Mes tjerash Celibashi ka apeluar partitë politike që të ulen në tryezën e diskutimeve dhe të miratojnë një Reformë Zgjedhore, duke qenë se ky është edhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese, për të mundësuar votën e emigrantëve në zgjedhjet e radhës.

Sipas Celibashit, periudha ideale për t’i bërë këto ndryshime është një vit përpara mbajtjes së zgjedhjeve, që të lihet kohë në implementimin e ligjeve.

Celibashi tha se “nëse do të duhet të bëjmë ndryshime në ligjin zgjedhor ato duhet të datojnë jo më vonë se 1 vit, ose në rastin më ekstrem 6 muaj përpara ditës së zgjedhjeve”.

Nëse do të ngelet ky kod zgjedhor që është në fuqi, natyrisht që zgjedhjet do të bëhen.

Nuk di të them se çfarë ndikimi do të ketë në lidhje me standardin teknik të organizimit të zgjedhjeve të ardhshme, por duket që qoftë faktori politik, por dhe ai institucional kanë pranuar nevojën për të bërë ndryshime në kodin zgjedhor, të paktën në disa aspekte të këtij kodi apo procesi zgjedhor.

Do të ishte mirë që partitë politike, shumica qeverisëse dhe opozita të angazhohen për t’i realizuar këto ndryshime sa më shpejt që të jetë e mundur.

I pyetur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për heqjen e herësit në listat zgjedhore, Celibashi tha se, “ka qenë një rregull ligjor të cilin Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar. Logjikisht do të thotë që duhet të plotësohet kjo mangësi, e cila është krijuar për shkak të urdhërimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Mbi votimin elektronik, për aspektin e implementimit të tij në gjithë territorin e republikës, Celibashi ka thënë se nuk është diçka e lehtë për t’u vënë në zbatim, pikë së pari për kostot e larta që mbart.

"Ndaj ai mund të kryhet vetëm gradualisht, duke shtuar numrin e qendrave të votimit, të cilat votojnë elektronikisht në vend", tha Celibashi. 

Sipas kreut të KQZ, pjesëmarrja e përgjithshme në këto zgjedhje ka qenë 38.24%, ndërsa në ato të vitit 2021, pjesëmarrja totale ka qenë 46.32%.

Bashkia me pjesëmarrjen më të lartë në votime ka qenë ajo e Fushë Arrëzit me 52.8%, ndërsa me pjesëmarrje më të ulët ka qenë bashkia Vlorë me 24.7%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy