Fleta e votimit per 11 majin do te jete me e madhe se asnjehere më parë në zgjedhjet e kaluara. 60 cm me 30 cm, keto jane permasat e formatit zyrtar qe KQZ ka miratuar. Fleta do te kete te njejtat permasa ne te gjitha qarqet.

Në të do të jenë të renditura 11 subjektet politike, me të gjitha emrat e kandidatëve për deputetë, qofshin ata në listë të mbyllur, por edhe në listën e hapur.

Megjithatë për përfaqësuesin e Partisë Demokratike në KQZ, Franc Nuri, fleta e votimit për shkak të përmasave të mëdha, do të sjellë konfuzion tek votuesit si dhe vonesa në procesin e numërimit.

Nuri thotë se PD, pati një propozim për të patur në qarqet me numër më të ulër kandidatësh, një fletë me përmasa më të vogla, por kërkesa u refuzua në KQZ.

Vetëm një ditë më parë, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi miratoi fletën zyrtare të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, format i cili do të jetë i njëjti edhe për Diasporën.

Sipas Celibashit, përmasat janë pasojë e formulës së re me listë të hapur dhe të mbyllur, që ka sjellë numër të lartë kandidatësh për secilin subjekt, konkretisht 186.

Fletët e votimit për 11 majin do të prodhohen nga ‘Cetis’ në Slloveni dhe shpërndarja tek diaspora, që voton për herë të parë, nis 10-ditëshin e parë të prillit.