Gjatë vizitës së tij në Itali kryeministri Edi Rama ka folur për situatën politike në Shqipëri. Pas intervistës në emisionin “Porta a Porta”, me gazetarin italian Bruno Vespa, dhe në kanalin L7 kreu i qeverisë, ka folur edhe për edicionin e lajmeve në “TG5”, gjatë edicionit informativ, në një kronikë të përgatitur për situatën ku ndodhet vendi ynë.
“Kohët kanë ndryshuar në mënyrë radikale, tani ne jemi në periudhë të një rritjeje të rëndësishme. Kemi progres të rëndësishëm në turizëm, kemi pasur miliona vizitorë nga Italia, e unë sot ndaj jam këtu për t’u dëshmuar se ato pamjet e foto negative që keni parë së fundmi… është një protestë që zhvillohet në një perimetër prej një kilometri. Jashtë këtij perimetri, jeta vazhdon.”, u shpreh Rama ndër të tjera.
Kryeministri Rama deklaroi se kjo është një revoltë e establishmentit të vjetër që është përzënë para 5 vitesh me 1 milion vota, dhe që la pas një shtet me probleme të mëdha, që sot atakohemi ne. Rama e pranon që ka shumë sfida, dhe thekson se Shqipëria nuk është vend pa probleme, por jemi në rrugën e duhur.
Më tej Rama deklaroi se kemi një mandat, kemi detyrë ndaj qytetarëve, nuk mund të themi tani anulojmë lojën, dhe ta nisim nga zero.



