
Kreu i PL Ilir Meta duke folur në një deklaratë për mediat mbi programin për bujqësinë, theksoi që fondet e IPARD-it përfunduan te inceneratori.
Ai po ashtu vuri në dukje se me programin për bujqësinë do t’i jepet fund shpopullimit, që sipas tij është një axhendë e qëllimshme e ‘Rilindjes’.

"Përmes programit tonë për Bujqësinë i japim një goditje shpopullimit, axhendës së qëllimshme të Rilindjes, që ka falimentuar këtë sektor jetik për vendin. Fondet e IPARD përfunduan tek inceneratori, që tregon armiqësinë e theksuar të Rilindjes me bujqësinë. Nuk mund të krenohet qeveria me ca bujtina në Kolonjë, kur në Kolonjë Rilindja i ka dëbuar kolonjarët. Fermerët në Kolonjë, në Korcë, dhe në mbarë vendin po hedhin produktet në kanal, po sharrojnë drurët frutorë, po mbyllin fermat e po largohen nga Shqipëria, për shkak të mosmbështetjes nga qeveria, që i ka braktisur bujqitdhe fermerët”.



