Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla për bllokimin e foltores në seancën e sotme parlamentare, deklaroi jashtë Kuvendit se gjithçka bëhet për të larguar vëmendjen nga thirrja e djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha në SPAK.
Ai tha se situata e krijuar sot në Kuvend ka lidhje me thirrjen në SPAK të djalit të Sali Berishës.
E mbani mend që në janar 2019 kur Berisha ishte njohur me faktin që në SHBA kishte nisur procedura për shpalljen e tij non grata, e njëjta situatë ndodhi në Kuvend.
Kjo lidhet me situatën e bllokimit të Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit mori vendimin e duhur për zhvillimin normal të Parlamentit.
Jemi gjendur para disa shkeljeve të rënda të Rregullores nga Berisha e jo vetëm. Jo vetëm vendimi disiplinor por duhet që Sekretariati të mblidhet urgjentisht e të shqyrtojë përjashtimin e për më shumë ditëve.
Sipas tij, seanca bllokohet sepse ata nuk duan të votojnë dhe duan të heqin vëmendjen nga provat e reja të 21 Janarit.
Balla shtoi se SPAK ka marrë në vlerësim kallëzimin e ri për 21 Janarin.



