Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka bërë të ditur se disa vëzhgues nga Europa janë në terren për monitorimin e procesit zgjedhor që mbahet sot në 6 bashki.
Delegacioni i BE-së thekson se janë 20 ekipe për vëzhgimin e zgjedhjeve në Durrës, Vorë, Lushnjë, Rrogozhinë, Dibër dhe Shkodër.
Dita e Zgjedhjeve. Qytetarët shqiptarë në 6 bashki votojnë sot për të zgjedhur kryetarët e rinj. Skuadra Evropa është në terren duke vëzhguar zgjedhjet me 20 ekipe në Durrës, Vorë, Lushnjë, Rrogozhinë, Dibër dhe Shkodër.



