Droga në shkolla, Xhixho kërkon tërheqjen e ligjit për kanabisin

Droga në shkolla, Xhixho kërkon tërheqjen e ligjit për kanabisin

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, tha në një deklaratë për mediat se droga u serviret të rinjve shqiptarë prej vitesh në mjediset e shkollës. Xhixho tha se arrestimi i shpërndarësve të drogës nëpër shkolla është në fakt tregues i dështimit të policimit në komunitet dhe mekanizmave të tjerë parandalues.

Ka disa ditë që në media raportohet arrestimi i dhjetëra shpërndarësve të drogës në afërsi të shkollave të vendit.
Por pyetja qe shtrohet sot nga te gjithe eshte: Kush e shkaktoi kete situate alarmante ne mjediset arsimore shqiptare?

Operacioni që po propagandohet me bujë si sukses nuk është gjë tjetër veçse tregues i dështimit spektakolar të mekanizmave parandalues që duhej të garantonin sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve tanë në institucionet arsimore të gjithë vendit.
Tregu i drogës në shkolla nuk u krijua brenda natës ,por është mbi të gjitha pasojë e kësaj qeverie që jo vetëm nuk e dekurajoi, por frymëzoi bandat e drogës në vend.
Policimi në komunitet ka dështuar ! Kjo qeveri ka përgjegjësinë kryesore për këtë situatë ulëritëse për të rinjtë tanë.
Rezultatet e aksionit që Policia e Shtetit na tregon çdo ditë janë thjesht numra provizorë.

Deputetja e Partisë së Lirisë bëri thirrje për tërheqjen e ligjit që legalizoi kanabisin dhe atë të lojërave të fatit, në mënyrë që të parandalohet plaga sociale që krijojnë droga dhe kumari.

Kjo qeveri që e ka kthyer vendin në Kolumbinë e Europës i ka dhënë provat se aleancën me bandat e drogës nuk e ka shkëputur asnjëherë. Droga ka pushtuar qeverisjen e vendit dhe fondet publike prej vitesh.
Jeta dhe shëndeti i fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë është sot në rrezik!

Në këto kushte, nëse vërtet kjo maxhorancë do e kishte të vërtetë luften me drogen te marri nje vendim sot , te tërheqi urgjentisht ligjin për kanabisin, si një kërcënim madhor për mijëra fëmijë e të rinj në mbarë vendin.
Kjo plagë e madhe që është hapur te brezi i ri nuk mund të mbyllet, ndërsa forma të reja të lëndës narkotike u ofrohen fëmijëve e të rinjve, tashmë edhe me bekimin e ligjit. Me një dorë ua heqin sot e me tjetrën do t’ua servirin nesër.
Siç ndodhi me lojërat e fatit, të cilat kjo qeveri po i rikthen sërish bashkë me plagët sociale që ato hapin.
Ata pak të rinj që kanë mbetur në vend janë sot të sfiduar nga qeveria e vet.
Pasojat sociale të drogës dhe lojërave të fatit do të jenë katastrofike. Dëmet e që ato shkaktojnë te të rinjtë janë në pjesën më të madhe të parikuperueshme.
Ndaj duhet te veprohet sot, dhe pse shume vone, duke i anuluar këto dy ligje!

Është urgjente që e ardhmja e brezit të ri dhe siguria e tyre të jete prioriteti yne numër 1.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy