Berisha: Brenda tre muajve rrisim me 20% pensionet mbi 200 euro. Kartë konsumatori 450 euro për çdo të moshuar

Berisha: Brenda tre muajve rrisim me 20% pensionet mbi 200 euro. Kartë konsumatori 450 euro për çdo të moshuar

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka deklaruar ndërhyrjen në pensionet e shqiptarëve e konsideron një emergjencë në tre muajt e parë të qeverisjes.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme, ai tha se tre muajt e parë të qeverisjes do vendoset minimumi jetik.

Kjo nënkupton që 57 përqind të pensioneve, të cilat janë pensione jo të plota, por të pjesshme dhe si të tilla nënkuptohet janë nën 170 euro, që të gjitha kalojnë në minimumin jetik 200 euro.

Pra, pësojnë një rritje nga 20 gjer në 70 përqind si pensione. Pensionet mbi 200 euro rriten me 20 përqind.

Kështu që kjo ndërhyrje do bëhet me paratë e buxhetit të shtetit. Do merren paratë nga buxheti i shtetit, do transferohen në fondin e pensioneve.

Do shlyhet buxheti që buxhetorët kanë ndaj pensionistëve. Nuk ka gjë më të turpshme në botë, punonjësit e buxhetit nuk paguajnë sigurime shoqërore.

Kjo nuk ndodh kund në botë, përveçse në shtetin e mafies që është Shqipëria. Se kjo duhej të ishte automatike.

Ky është një zbulim i ri skandaloz që tejkalon imagjinatën. Merr fund.

Nuk merr qytetar shqiptar rrogë në shtet pa kaluar automatikisht, krahas firmës që firmos për rrogën, të tjerët në sigurimet shoqërore të pensionistëve.

Por, përveç kësaj, do kalojnë në fondin e pensioneve nga buxheti i shtetit i gjithë shuma e domosdoshme për të realizuar këto premtime.

Për të realizuar pra minimumin jetik 200 euro dhe rritjen me 20% të pensioneve të tjera mbi 200 euro.

Unë siguroj pensionistët se përveç rritjes së pensioneve që njoftova, çdo pensionist do pajiset me kartën e konsumatorit me të cilën ai do marrë 450 euro në vit dhe nuk do jetë bonus siç e quan Edi Rama, por do jetë rikthim i TVSH-së që ata paguajnë për çdo gjë që blejnë në jetën e tyre, duke filluar nga ilaçet, ushqimi, buka dhe çdo gjë tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy