Presidentja Osmani i adresohet Parlamentit Evropian: Shtëpia nuk mbahet pa miq!

Presidentja Osmani i adresohet Parlamentit Evropian: Shtëpia nuk mbahet pa miq!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e nisi fjalimin e saj në Parlamentin Evropian me fjalët e ish-presidentit Ibrahim Rugova, “Liri, Pavarësi, Demokraci”, duke e përshkruar shtetin e Kosovës pas 25 vjetëve. Para eurodeputetëve, Osmani, duke kërkuar mbështetjen e PE-së në rrugën evropiane të Kosovës, rikujtoi thënien e presidentit Rugova: “Shtëpia nuk mbahet pa miq” dhe në këtë kontekst, shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe përcaktimin se Bashkimi Evropian është destinacioni Kosovës. “Sot kam nderin që jam presidentja e parë e Kosovës që flas në Paralamentin Evropian, prandaj edhe ju falënderoj për të gjithë kontributin e juaj që keni dhënë për Kosovën”. “Jam këtu për të shprehur mirënjohjen më të thellë të populli të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe në këtë moment kritik ju bëj thirrje që të qëndroni palëkundur pranë nesh. Jo, pse jemi pjesë e familjes së kombeve që përbëjnë kontinentin tonë, por që veprat që përfaqëson ky union janë pjesë themelore e historisë sonë”. Teksa, riktheu në kujtesë periudhën para 25 vjetëve. “Presidenti Rugova e konsideroi çmimin si njohje të sakrificës së popullit të Kosovës dhe luftës së tij për liri, por më e rëndësishmja ai përdori pikërisht këtë platformë për të kërkuar mbështetjen e deputetëve të atëhershëm për t’u bashkuar në emër të vlerave të cilat ky Union i përfaqëson. Ai kërkoi që Evropa të bashkohej në mbrojtje të një populli të shtypur”, ka thënë ajo. “Kosova sot është e lirë, është e pavarur. Para 25 vjetëve këtu në Strasburg presidenti Ibrahim Rugova u nderua me çmim ‘Saharov’ nga Parlamenti Evropian. Ai kërkoi që Evropa të bashkohej në mbrojtje të një populli të shtypur”. E para e shtetit tutje ka thënë se “Kosova është Evropë”, madje edhe Pavarësia e Kosovës ka thënë se i ka themelet në këtë institucion. “Kosova është Evropë, të jesh kosovar do të thosh të jesh evropian. Republika jonë lindi nën tingujt e Evropës”. “Republika e Kosovës qëndron si testament i qëndrueshmërisë, i vendosmërisë i forcës së luftës sonë çlirimtare. Por edhe me më rëndësi mbështetjes së aleatëve dhe partnerëve siç është ky institucion i fuqishëm”. Presidentja e Republikës së Kosovës, u është drejtuar serbëve të Republikës së Kosovës gjatë fjalimit të saj në Parlamentin Evropian. Ajo u ka thënë se Kosova është një shtëpi për ta, shtëpia e cila mundohet për gjithë përfshirjen e tyre. “U bëj thirrje të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë që të shfrytëzojnë të drejtat e avancuara që ua garanton Kushtetuta e Kosovës. Republika e Kosovës është shtëpia juaj. Dhe ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’u siguruar që ju të ndiheni të përfshirë, të barabartë dhe të dëgjuar”, ka thënë Osmani. Presidentja Osmani ka përmendur edhe Vasfije Krasniqi-Goodmanit, gruan e parë që foli publikisht për dhunimin e saj nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Ajo e cilësoi si “zëri i viktimave” dhe një “heroinë Tutje, Osmani ka folur edhe për bashkëndjenjën e popullit kosovar me atë të Ukrainës. Ajo ka theksuar se Kosova bashkëndien me ta. “Njerëzve të Kosovës nuk iu duhet të imagjinojnë dhimbjen dhe vuajtjen e Ukrainës, ne tashmë e kemi jetuar. Nuk kemi pse ta imagjinojmë humbjen e tyre sepse sot e kësaj dite, zemrat tona vuajnë për familjarët dhe miqt nqë humbëm gjatë luftës, shumë prej të cilëve akoma nuk janë gjetur si shkak i zhdukjes me forcë. Nuk kemi pse ta imagjinojë zemërimin e tyre, e ndjejmë edhe ne. Kur populli i Kosovës thotë se qëndrojmë me Ukrainën, ne nuk e themi, ne e ndjejmë me çdo fibër të qenies sonë.”, ka deklaruar ajo. Osmani është presidentja e parë e Kosovës së pavarur e cila u adresua në Parlamentin Evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy