
Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një tjetër video në rubrikën “100 dështimet e Ramës në 8 vite”.
Basha shkruan se ai premtoi fuqizimin e parlamentarizmit, por nuk e mbajti këtë premtim dhe duke iu referuar një shkrimi të Reporter.al thotë se parlamenti ka kryer 154 ndryshime ligjore me urgjencë.
“28 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Rama premtoi fuqizimin e parlamentarizmit dhe përmirësimin e hartimit të legjislacionit.
A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigjja jo. Parlamenti kryen 154 ndryshime ligjore me urgjencë dhe pa konsultim”, shkruan Basha.



