Opozita ka organizuar një demonstratë, ku janë hedhur molotovë në drejtim të disa institucioneve dhe u është vënë flaka disa objekteve si kazanë plehrash, stacione autobuzi, etj.
Gazetari Ylli Rakipi, gjatë emisionit "Të Paekspozuarit" në MCN TV, duke komentuar mosbindjen civile të opozitës u shpreh se po të dilte doktori nga banesa, kjo do të quhej mosbindje civile dhe jo djegia e koshave që po bëjnë.
Mosbindje civile thonë këta... Doktori po të dilte nga aty, kjo do të quhej mosbindje civile. Jo djegia e koshave që po bëjnë. Dalja nga shtëpia, kjo është mosbindja civile e vërtetë. Mobindja civile nënkupton shkeljen e ligjit ose rregullave, por në mënyrë paqësore, për të mundësuar ndryshime në legjislacion, arritjen e të drejtave të barabarta, etj.
Një shembull tipik në histori, aktivistja Rosa Parks në vitin 1955 në Alabama, refuzoi t’ja lirojë vendin në autobus një personi të bardhë dhe të ulej në fund të autobuzit, siç duhet të bënin zezakët në Amerikë. Është një akt i mirëfilltë i mosbindjes civile.
Mosbindja civile mund të jetë për shembull, bllokimi i rrugëve, refuzimi për të vajtur në punë në grup, pra një formë greve. Një shembull konkret nga Shqipëria, në vitin 2021, punonjësit e Albcontroll refuzuan të paraqiten në punë duke paralizuar aeroportin.



