PD: Prokuroria pranoi se dështoi me Kajmakun, Rama duhet të ikë bashkë me krimin

PD: Prokuroria pranoi se dështoi me Kajmakun, Rama duhet të ikë bashkë me krimin

Partia Demokratike vijon të ngulë këmbë në dorëheqjen e Agim Kajmakut. Në një deklaratë nga selia blu, reagim që erdhi menjëherë pasi Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se po kryen verifikimin e figurës së Agim Kajmakut, ish-deputeti i Partisë Demokaratike, Luçiano Boçi, tha se duke mbrojtur kryebashkiakun e Vorës, kryeministri Rama po mbron veten.  

Sipas Boçit, Agim Kajmaku duhet të jetë në burg dhe jo në zyrën e bashkisë së Vorës. “Edi Rama e di se duke lëshuar Kajmakun, i afrohet radha për të dhënë vetë llogari për inkriminimin që i bëri qeverisë, parlamentit, shtetit dhe jetës së shqiptarëve. Provat janë aty, në dritën e diellit. Agim Kajmaku duhet të jetë në burg, jo në zyrën e bashkisë së Vorës”, tha ai.

Më tej, Boçi u shpreh se Edi Rama duhet të ik bashke me shporten e tij të krimit. “Krimi nuk mund të qëndrojë asnjë minutë ulur në karrigen e kryeqytetarit të Vorës dhe të asnjë bashkie të vendit. Edi Rama duhet dhe do të ikë sëbashku me shportën e tij të krimit, me të cilët po grabit pasurinë dhe jetën e shqiptarëve”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy