Turizmi/ Klosi: Së shpejti nis vaksinimi i stafeve të hotelerisë

Turizmi/ Klosi: Së shpejti nis vaksinimi i stafeve të hotelerisë

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi tha sot se së shpejti do të nisë vaksinimi i stafeve të sektorit të turizmit dhe hotelerisë. Sipas tij vaksinimi do të kryhet sipas listave të përgatitura nga shoqatat në sektorin e turizmit.

Gjatë një takimi me shoqatat në fushën e turizmit, hotelerisë, operatorëve turistike dhe restoranteve Klosi tha se “Pra, të gjithë ato stafe që në industrinë e turizmit kanë kontaktin e parë me operatorët turistik. Do të dëshironim shumë që të ishim një vend nga të parët në rajon edhe natyrisht me një iniciativë unikale mbase edhe në Europë, ku hoteleri turizmi të vaksinohet i pari të kemi mundësinë që të jemi ashtu si në vitin e kaluiar një vend me kufi të hapur, një vend që pret turistë natyrisht nga i gjithë rajoni si zgjedhje e tyre e parë, por edhe tregje që tashmë i kemi konsoliduar dhe me vaksinimin masiv të gjithë sistemit të turizmit ne do të kemi mundësinë që të jemi përsëri konkurent të fortë në këtë industri shumë të vështirë”.

Sipas tij, viti 2021 të jetë viti i rizgjimit të biznesit të turizmit në shkallë botërore, por po ashtu edhe për sa i përket turizmit të brendshëm, turizmit rajonal, turizmit mbarëkombëtarë edhe atij të vendeve të tjera të rajonit. Viti i kaluar që ishte viti më i keq i turizmit në historinë e tij botërore dhe rajonale. Megjithatë Shqipëria ja doli që të kishte një biznesë të qëndrueshëm që mundi të mbijetonte. Këtë e tregoi dhe fakti që paravësisht problematikave shumë të mëdha përsëri nuk i ndaluan investimet në infrastrukturën hotelere, si në gest house, bujtina, agroturizëm.

Klosi u shpreh se pavarësisht procesit të vaksinimit përsëri protokollet e sigurisë për infektimin nga COVID19 do të zbatohen, pasi duhet të sigurojmë një sistem turistik të kontrrolluar edhe të çertifikaur nga pikëpamja e garancisë së mos infektimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy