Censusi në Serbi/ Nis regjistrimi i popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës

Censusi në Serbi/ Nis regjistrimi i popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës

Ka nisur sot në Serbi regjistrimi i popullsisë, rrjedhimisht edhe regjistrimi i popullsisë në Preshevë, Megjvegjë dhe Bujanoc.

Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi, kanë bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në censusin në Serbi.

Ragmi Mustafi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka bërë të ditur se regjistrimi do të zgjasë për 1 muaj.

Më 1 tetor fillon regjistrimi i popullsisë edhe në Luginën e Preshevës, një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, madje edhe historik. Për dy dekada kishim më pak shërbime e më pak institucione. Andaj le t’i përgjigjemi diskriminimit me regjistrim. Le t’i përgjigjemi pasivizimit duke regjistruar çdo shqiptar.

Sipas tij në Komunën e Preshevës janë 73 regjistrues të udhëhequr nga 12 instruktorë. Në Komunën e Bujanocit janë 83 regjistrues të udhëhequr nga 13 instruktorë dhe në Komunën e Medvegjës janë 21 regjistrues të udhëhequr nga 4 instruktorë.

“Çdo regjistrues ka detyrim ligjor që të vizitojë çdo shtëpi dhe t’i regjistrojë gjithë familjarët”, ka shtuar ai.

Shqiptarët nga tri komunat në jug të Serbisë, ku jetojnë shumica e shqiptarëve, bojkotuan regjistrimin e popullsisë në vitin 2011.

Serbia më pas e shfrytëzoi këtë si pretekst për fshirjen nga listat dhe për zvogëlimin e buxhetit për Komunën e Preshevës dhe Bujanocit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy