LSI mbledh kryesinë/ Kryemadhi: Dorëheqja e menjëhershme e Ramës, e pashmangshme

LSI mbledh kryesinë/ Kryemadhi: Dorëheqja e menjëhershme e Ramës, e pashmangshme

Pas daljes së 16 video përgjimeve të Bild, është mbledhur sonte edhe kryesia e LSI-së.

Duke folur në mbledhje, kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi ka akuzuar Edi Ramën si njeriun që shkakton probleme dhe është shkaktari i krizës."

"Situata politike është tepër e rende. Shkaku i vetem i nje krize te tille te shumeanshme eshte Edi Rama dhe rilindja. U provua hapur se Rama eshte kryeminister ilegjitim. U provua totalisht se zgjedhjet jane ilegjitime. U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve.

Edi Rama personalisht ne krye te masakres zgjedhore. Doreheqja e menjehershme e Rames e pashmangshme. Perfshirja e krimineleve u faktua katerciperisht.

Blerja e votave damka e pashlyeshme e rilindjes. Kercenimet me vendin e punes per votat praktike e piset e rilindjes. Edi Rama kurre më nuk mund te administroje zgjedhje. Rama eshte shkaku sepse deshtoi hapja e negociatave per anetaresim ne BE.

Kriminalizimi zgjedhjeve,i qeverisjes dhe korrupsioni i cfrenuar bllokuan integrimin. Largimi i Rames detyrim per te shpetuar Shqiperine nga kaosi. Percarja dhe konflikti i eger eshte synimi i vetem i Edi Rames.

Opozita eshte me e vendosur se kurre qe te mos beje asnje hap pas ne luften e saj per rikthimin  e votes se lire dhe per te pastruar rrenjesisht vendin nga krimi i organizuar,trafikantet dhe korrupsioni pa fre.

Qendresa e opozites eshte shpetimi i vetem perball qeverise dhe parlamentit te kriminalizuar", është shprehur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy