Nisma Thurje kallëzon në SPAK Veliajn/ Shabani: U kemi sjellë dylbi për të parë ujkun

Nisma Thurje kallëzon në SPAK Veliajn/ Shabani: U kemi sjellë dylbi për të parë ujkun

Nisma “Thurje” ka dorëzuar në pranë institucionit të SPAK-ut kallëzimin penal ndaj Erion Veliajt,  për përgjimet e antimafias italiane.

Përfaqësuesi i “Thurjes”, Endri Shabani ka thënë se kjo është dosja e fundit që denoncojnë, ndërkohë që në mënyrë figurative kishin marrë edhe një palë dylbi “për të parë ujkun”.

Janë denoncuar në SPAK 100 zyrtarë. Sot në po sjellim dosjen e fundit, dosjen 1001, nuk sjellim më. Kemi sjellë Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, sepse besojmë që SPAK nuk do ti marrë gjithë ato para që janë hedhur për drejtësinë e re dhe të tregojë përralla. Ende sot nuk po merr fund situata e pandërshueshmërisë. Kjo është një thirrje e fundit për SPAK. I kemi sjellë këtu disa çështje dhe denoncime me fakte që janë në media. Sipas Kodit të Procedurës Penale, SPAK nuk ka nevojë për denoncime, sepse duhet ti nisë këto çështje.  Kur i kanë parë gazetarët, SPAK-u duhet t’i kishte parë me kohë. I kemi sjellë një palë dylbi që të shikojë ujkun. Vërtetë ne po sjellim gjurmët, por SPAK-u e ka pasur ujkun para syve për të gjithë gradacelat që po ndërtohen”, ka thënë Shabani.

09:20h-  Përgjimet e Ndranghetas/ Nisma “Thurrje” kallëzon në SPAK Erion Veliajn

Partia Nisma Thurje, ka bërë të ditur se sot do të depozitojë në SPAK një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, pas disa përgjimeve të publikuara ditët e fundit, ku anëtarë të Ndranghetas flasin për pastrimin e parave në Tiranë.

“Kallzimi nr. 1001 në SPAK. Sot, e martë datë 26 janar, në orën 11:00 do të dorëzojmë në SPAK dosjen e fundit. Drejtësia e re do të ketë në dorë dosjen me emrin e Erion Veliaj mbi përgjimet që vijnë nga klani mafioz italian për betonizimin e Tiranës, me shpresën se do i japë fund zanatit të vjetër të pluhurosjes së tyre” thuhet në njoftimin e Nismës Thurje.

Politikanë, biznesmenë dhe anëtarë të mafias Ndrangheta, në përgjimet e kapura nga Prokuroria e Anti-Mafias në Itali, flasin për investime në Tiranë si mënyrë për të pastruar paratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy