Rama të rinjve në Ersekë: E vetmja rrugë është puna, s’ka formulë magjike

Rama të rinjve në Ersekë: E vetmja rrugë është puna, s’ka formulë magjike

Emigrimi ishte një nga tematikat që diskutoi kryeministri Edi Rama me këshillin bashkiak rinor dhe të rinjtë e vetëpunësuar në agroturizëm dhe turizëm në Ersekë.

Kryeministri u ndal tek ikja e të rinjve, ndërsa vuri theksin se sot jemi një vend me liri lëvizje dhe të rinjtë mund të provojnë eksperienca të reja, por kurrsesi të jenë me idenë se këtu nuk ka asnjë mundësi.

Kreu i qeverisë nënvizoi se vetëm rruga e punës është rruga e vetme, nuk ka asnjë formulë magjike. Sipas Ramës varianti ‘ik se këtu nuk ke mundësi’ është i pavërtetë dhe është psikozë. 

‘E thash që të nisesh dhe të shkosh diku për të kërkuar më shumë për të kërkuar tani është gjëja më e natyrshme. Jemi një vend me liri lëvizje, bota është bërë gjithnjë e më e vogël. Ka zona të Europës që përjetojnë ikje, mjafton të shikosh jugun e Italisë, fshatra të Spanjës, Portugalisë. Para se të vinim këtu ishim me një shtëpi tradicionale në Rehovë dhe aty ishte një zonjë që kishte qenë drejtore banke në Tiranë. Bashkë me të shoqin kishte vendosur që të vinte këtu dhe kishin rindërtuar shtëpinë e tyre duke e kthyer ne bujtinë. Bujtina është punë. Të mbledhësh bimë medicinale është punë.

Më tej ai theksoi se pagat janë më të larta në disa vende të BE-së, por shpenzimet më të mëdha dhe se sipas tij ajo që të mbetet nuk mund të të japë kur ndër vite atë që të jep kjo pamje këtu.

‘Rruga e vetme është rruga e punës, nuk ka një formulë magjike. Po të kishte mundësi që të bëheshim si BE kaq shpejt do të ishin bërë të tjerët. Edhe brenda BE nivelet janë të ndryshme. Ecin ata ecim ne, por ecin edhe ata që janë të parët atje. E vetmja rrugë është puna, mundi dhe durimi. Nuk ka tjetër. Sot një njeri në moshën tuaj nëse ka vullnetin dhe dëshirën për të hyrë në botën e teknologjisë mund ta bëjë nga këtu. Duke mësuar gjuhën e teknologjisë për një treg që është kudo. Mund të punësohesh në Europë, Australi duke qenë këtu. Varianti ik se këtu nuk ke mundësi është i pavërtetë dhe është psikozë. Midis një pune të zakonshme jashtë dhe një investimi këtu, flasim për investime të mundura. Nuk do u sugjeroja kurrë që në këtë moshë të iknit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy