
Pas katastrofës nga zjarret, edhe Shqipëria do të japë kontributin e saj për fqinjin grek.
Qeveria shqiptare ofron ndihmë financiare prej 100 mijë euro për Greqinë për të lehtësimin e pasojave dhe dëmeve të shkaktuara nga zjarret masive të dy ditëve më parë.
Fondi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe e Ekonomisë ngarkohet për zbatimin e vendimit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në "Twitter" të Qeverisë Shqiptare, shkruhet “Lutjet dhe mendimet tona kanë qenë me fqinjët tanë të mirë grekë dhe për shqiptarët që jetojnë atje. Ditët e fundit kanë qenë tmerrësisht të vështira dhe në shpresojmë që ky kontribut i joni modest, t’u vijë në ndihmë në këto kohë të vështira.Lutje për Greqinë”.



