Anëtari i Këshillit Bashkiak Vlorë, Gjergji Nika, për përplasjet në aeroportin e Vlorës dhe keqkuptimet e aksionerëve që nuk po lejojnë vijimin e punimeve dhe përfundimin e tyre, kërkon që të ndërhyjë shteti dhe t’i japë zgjidhje.
Ai tha për edicionin e lajmeve në MCN TV, se Gjykata e Lartë i ka dhënë të drejtë Behgjet Pacollit që të hyjë dhe të bëjë punimet në objekt.
Kjo është një çështje e njëanshme ku zotit Pacolli duan ti marrin aeroportin. Shteti po qëndron me palën tjetër.
Sot kemi një vendim të Gjykatës së Lartë e cila i ka dhënë të drejtë zotit Pacolli ku policia duhet ta ndihmojë zotin Pacolli që të hyjë në objekt.
Me vendimin e Gjykatës së Lartë Pacolli ka të drejtë të bëjë investimet në atë objekt se gëzon 99% të financimit atje. Besoj se shteti duhet të ndërhyjë dhe t’i japë zgjedhje situatës.
Sot zoti Pacolli ka një vendim të Gjykatës së Lartë e cila i jep të drejtë të hyjë dhe kryejë punimet. Vonesa në përfundimin e punimeve të aeroportit sjell probleme për turizmin në Vlorë.
Aeroporti duhej hapur një ditë e më përpara për t’i dhënë frymëmarrje dhe turizmit në bregun e Jugut.



