Partia Fryma e Re Demokratike ka bërë sot disa propozime të tjera për reformën zgjedhore. Gazmend Oketa than ë emër të FRD-së se mbështet listat e hapura. Ndërsa propozimet e tjera kanë bëjnë me mundësimin e votës së emigrantëve dhe ndryshimin e numrit të anëtarëve të KZAZ, 5 anëtarë nga 7 që përcakton kodi aktual.
“Reforma zgjedhore duhet të mundësojë barazi financimi për subjektet politike, duke krijuar kushte të barabarta në garën elektorale”, tha Oketa.
Në lidhje me krimet elektorale, FRD-ja mendon se ligji i ri zgjedhor duhet të ashpërsojë dënimet penale për krimet zgjedhore.



