“PS bllokoi komisionin e inceneratorëve”, Basha: U demaskua kush fshihet pas drejtësisë

“PS bllokoi komisionin e inceneratorëve”, Basha: U demaskua kush fshihet pas drejtësisë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar Partinë Socialiste për bllokim të komisionit hetimor për inceneratorët.

Me anë të një postimi në Facebook, kryedemokrati thotë se me këtë veprim u demaskua se kush fshihet pas drejtësisë, për dëmin prej 430 milionë euro që u kanë shkaktuar familjeve shqiptare.

Pavarësisht kësaj, lideri i PD-së shprehet se nuk do të ndalet në luftën kundër korrupsionit.

Bllokimi i Komisionit Hetimor për mafien e inceneratorëve nga Partia Socialiste, është jo vetëm i jashtëligjshëm dhe antikushtetues, por demaskon kokat e vërteta që kërkojnë t’i fshihen drejtësisë, për dëmin prej 430 milionë euro që u kanë shkaktuar familjeve shqiptare. Lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë dhe përpjekjet e qeverisë më të korruptuar në rajon, për të penguar transparencën dhe hetimin parlamentar, nuk do ta ndalin misionin tim dhe të Partisë Demokratike në përballjen me armikun e mirëqenies së shqiptarëve

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy