Vdekja e 32-vjeçarit në komisariat/ Balliu: Kriminale! Policia është e lidhur me partinë

Vdekja e 32-vjeçarit në komisariat/ Balliu: Kriminale! Policia është e lidhur me partinë

Shefi i Organizimit të PD-së Klevis Balliu foli për një polici partike, që s’ka lidhje me ligjin dhe që fsheh të vërtetën, teksa komentoi në MCN Live rastin e vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili ndërroi jetë gjatë shoqërimit në komisariat.

Balliu solli në vëmendje që kemi të bëjmë me një rast të përsëritur, duke e konsideruar si të paprecedentë që ministri të mos mbajë asnjë përgjegjësi.

Është një rast i përsëritur, kujtojmë ngjarjen e Korçës, ngjarjen në Tiranë ku një i ri u vetvar në burg, Klodian Rashës. Është e paprecedentë mungesa e hetimit në Policinë e Shtetit, injorimi që u bëhet këtyre rasteve nga një polici që ka zero lidhje me ligjin, por vetëm me pushtetin. Kemi një polici që ka lidhje me partinë. Është absurde, të gjitha gjykatat dhe Prokuroritë duhet të ndërmerrnin një hetim nga polici më i thjeshtë te ministri. Është e paprecedentë që një ministër të mos bëj asnjë deklaratë, të mos mbajë asnjë përgjegjësi. Babai i tij e mohoi të ishte përdorurës droge dhe me epilepsi. Që policia të gënjejë s’do ishte hera e parë, e pamë me Klodian Rashën. Është një krim déjà vu, që ndodh dhe do përsëritet prapë nëse s’do merren masa. Çfarë duhet të ndodhë në këtë vend që një politikan të mbajë përgjegjësi?! Është kriminale, s’ka as analizë. Po të mos ishte për transparencën e mediave, as unë dhe askush s’do merrte vesh asgjë. S’kemi besim te policia. Ajo është një vrasje e dytë. Pse nuk funksionon ky si një shtet normal”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy