
Politologu Ilir Kalemaj, mbledhjen Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga Presidenti Bajram Begaj, lidhur me sulmet kibernetike me të cilat është përballur vendi, e shikon të vonuar.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se çështja e muxhahedinëve e apo MEK i ka rrënjët e thella.
Ne dimë deklarata patetika si ato të Ramës, se ne nuk duam të zbatojnë nenin 5 të NATO-s për të shtyrë në luftë gjithë vendet e NATO-s me Iranin. Kjo është qesharake se Shqipëria e ka vetë në dorë.
Një studim liston tre mënyra për tu marrë me MEK, e cila është shpallur organizatë terroriste nga DASH, pasi nuk shihet si opozitë në Iran.
Skenari A, të strehoheshin nga një vend aleat i Amerikës u hodh poshtë nga Uashingtoni, skenari B, të strehoheshin në Amerikë, dhe skenari 3 të strehoheshin në Irak, ku janë të rrezikuar.
Nëpërmjet fortifikatës që kanë në Manzë ata kryejnë sulme kibernetike ndaj Iranit dhe krijojnë pasiguri jo vetëm në Shqipëri, por edhe ndaj Iranit.
Ndaj Rama tha se nuk duhet të bëjnë më sulme. Por e tha shumë vonë.
Kalemaj shtoi se tashmë kanë dalë evidencat e sulmeve të nisura në maj 2021 dhe se Shqipëria nuk i ka kaluar pasojat e këtij sulmi fatal.
Sipas tij, të gjithë të dhënat tona janë në shesh për t’u bërë përshesh, përfshirë të dhënat e MEMEX me të dhëna mjaft sensitive apo sistemit TIMS.
Kalemaj tha se këto të dhëna janë sot të rrezikuara, ndaj ekspertët kanë bërë thirrje se duhen karta identiteti të reja, me një kosto të jashtëzakonshme.
Ai kërkoi që të ketë llogaridhënie para se të bëhet një mbledhje rutinore e Këshillit të Sigurisë, për të cilin tha se mund të mblidhej një muaj më parë dhe jo “pas pilafit”.



