Berisha: Kontrata me Chris LaCivita do bëhet publike. Nuk jam Rama që flet me vete

Berisha: Kontrata me Chris LaCivita do bëhet publike. Nuk jam Rama që flet me vete

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi sot se kontrata me Chris LaCivita do të bëhet publike siç e kërkon ligji.

"Unë, natyrisht nuk bëj Edi Ramën që flet me vete, që shpik edhe fansat dhe i bën pyetje vetes duke mashtruar publikun se mora këto pyetje, në një kohë kur ato pyetje i nxjerr nga defteret e veta.
Kështu që unë nuk kam si të mos i përgjigjem pyetjes tuaj, ndonëse do preferoja shumë që pyetjet tuaja të përqendroheshin tek problemet e mëdha të shëndetësisë tonë dhe programin që ne paraqesim këtu.

Sepse siç e konstatoni, në krahun tjetër, Edi Rama ka mashtruar aq shumë, sa më ngjet me njeriun që është stërngopur me mashtrimet e tij dhe tani nuk ka guxim të nxjerrë më mashtrime të tjera dhe tani nuk ka më guxim të nxjerrë mashtrime të tjera dhe nga mëngjesi gjer në darkë shndërrohet në një banor të parkut zoologjik të avertebrorëve, të zhabave, zhapikëve, reptilëve, etj, etj, dhe nuk flet një fjalë për përgjegjësitë që ka para qytetarëve qoftë në ato që ka bërë, qoftë për ato që do bëjë.

Po unë nuk jam ai. Unë do përgjigjem. U garantoj se ajo kontratë, me të gjitha burimet se ku është marrë çdo qindarkë, do bëhet publike ditën që do përmbushet detyrimi ligjor i dorëzimit të saj në KQZ, siç na detyron ligji.
Kjo është përgjigja ime për këtë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy