Kthupi: Protesta masive se njerëzit nuk ndihen të përfaqësuar, binomi Rama-Berisha mbajnë njeri tjetrin (VIDEO)

Kthupi: Protesta masive se njerëzit nuk ndihen të përfaqësuar, binomi Rama-Berisha mbajnë njeri tjetrin (VIDEO)

Avokati Rezart Kthupi, thotë se protesta masive e nisur kundër projektit në Zvërnec, vjen pasi njerëzit nuk ndihen të përfaqësuar nga asnjëra palë.

 

Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se Edi Rama dhe Sali Berisha janë sistemi dhe se asnjëri prej tyre nuk mund të japë dorëheqjen, pasi një binom i tillë është bërë për të mbajtur njeri tjetrin.

 

Sipas tij, arroganca që i vjen Ramës nuk i vjen vetëm prej pushtetit, por prej mungesës së alternativave nga pala tjetër. 

 

Kam tre vjet që them që këta të dy janë bashkë, këta të dy janë sistemi. Këta dy kanë qenë sistemi për një kohë shumë të gjatë. Arroganca që i vjen Ramës nuk i vjen vetëm prej pushtetit, por prej mungesës së alternativave nga pala tjetër. 

 

Ajo që është funksion në opozitë është të kanalizojë pakënaqësitë e njerëzve. opozita kishte të gjitha mundësitë të ripërtërihej, të ndërronte vizion politik dhe vendosi të bunkerizohej me një rreth besnikësh. 

 

Nuk mund të japë dorëheqjen as Berisha, as Rama se binomi Rama-Berisha është ndërtuar për të mbajtur njeri tjetrin në pushtet. nëse bie njëri prej tyre, bie dhe tjetri. 

 

Opozita është ajo që kanalizon pakënaqësinë dhe ta kthejë në votë dhe me votë, ndërron mënyrën e qeverisjes. Ata që nuk e kanë votuar për të marrë kullat, i ke aty në shesh. 

 

Njerëzit aty janë ata që janë më të papërfaqësuarit dhe njerëzit që janë aty, janë ata që nuk ndihen të përfaqësuar me asnjërën palë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy