Gjashtë nga 29 emra deputetësh nga radhët e opozitës nuk do të jenë pjesë e Kuvendit për 30 ditë pas vendimit që mori PS në mbledhjen e komisionit të etikës. E majta u tërhoq nga propozimi i mëparshëm duke e kaluar vetëm me një vërejtje për pjesën tjetër të deputetëve që sipas saj krijuan tension në seancën e fundit parlamentare.



