Analisti Ben Andoni nga MCN Live ka komentuar lidhur me takimet e Ramës me fermerët në rrethe duke e cilësuar si një fushatë të mirëfilltë dhe se gjuha e tij e komunikimit tregon një shqetësim të tij real.
Ai tha se kjo qeveri nuk është aspak transparente dhe se gjuha e Ramës duhet të ishte pak më e kursyer përballë këtyre krizave të mëdha që po kalon vendi.
Është fushatë mirëfilli dhe mesa shihet Rama duke parë që një pjesë e pushtetit të tij lokal se ka justifikuar pritshmërinë dhe njerëzit ngurojë një fitore që të jetë e afërt me fitoren e kaluar, dhe realisht gjuha që e mbulon këtë narracion tregon atë shqetësim real të tij për mënyrën se si ka ecur ky pushtet. Nuk mund të administronin dot administratën e tyre dhe jo pushtetin. Kemi një reformë territoriale që edhe pse thuhet se është e mirë, por nuk është se i përgjigjet shumë interesave të njerëzve dhe ne dihet që do futemi në zgjedhje me të njëjta gjëra dhe Ramës i duhet të investohet shumë. Ai do i kthehet prapë një turi dhe kjo gjuhë komunikimi tregon një shqetësim real të tij. Formën se si i realizon takimet me njerëzit është atje ku rilindja urbane ka bërë pune, por pritjet janë më shumë. Gjuha e tij duhet të ishte pak më e kursyer përballë problematikave të mëdha që ka vendi dhe kriza e madhe që po jeton gjithë kontinenti është një krizë pa dukje. Borxhi publik ka arritur masa shumë të mëdha dhe për të gjitha këto njerëzit presin ca përgjigje më të thjeshta. Qeveria nuk është transparente.
Andoni tha se qytetarët ndihen të pa përfaqësuar. Sipas tij njerëzit do të abstenojnë në zgjedhjet e ardhshme vendore, pasi shqiptarëve po u vidhet ëndrra për të jetuar.
Realisht një i ri i thjeshtë shqiptar si duhet shumë se çfarë bën Rama, ata kur të japin votën presin, që ata ta përfaqësojnë por ata nuk përfaqësojnë më, ata gjejnë fjalë dhe ojka me njeri tjetrin se sa mendojnë se ata kanë një mandat nga populli dhe të artikulojnë se si do përballen me këtë qeverisje. PD gabimin më të madh e ka në brendësinë e saj. Ky është një shqetësim i madh sepse është që njerëzit do abstenojnë në masë në votimet e ardhshme sado që Rama të shkojë shpi më shpi, ata e kanë mendjen se si do jetojnë nesër. Është një brez i ri që ka nevojë për ëndrra, s’mund të jetosh gjithmonë me ajër. Shqiptarëve u kanë vjedhur ëndrrën për të jetuar në këtë vend. Nuk të mjafton vetëm të marrësh atë pagë për të shtyrë muajin, duhet të kuptojnë se çfarë do u japin këtyre njerëzve, shqiptarët duan që ky ligjërim është se çfarë do u japësh shqiptarëve për të ardhmen.



