Kriza energjetike në Kosovë/PSD largon flamujt nga Qeveria, proteston me batanije në shtizë

Kriza energjetike në Kosovë/PSD largon flamujt nga Qeveria, proteston me batanije në shtizë

Kosova po kalon krizë energjetike pas kolapsit dhe kthimit të reduktimeve në vend. Lidhur me ekte fakt, Partia Socialdemokrate (PSD), ka mbajtur sot një aksion protestë me batanije para objektit të Qeverisës së Kosovës.

Partia Socialdemokrate i ka vendosur katër batanije para objektit të Qeverisë, në vend të flamurit të Kosovës.

Zëdhënësja e Partisë Social Demokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka deklaruar se batanijet e vendosur janë simbol i dorëzimit të Qeverisë Kurti përballë problemeve energjetike.

“Kemi një kryeministër që na udhëzon se mënyra e të mbrojturit nga të ftohti është qebja. kemi një ministre që ia hedh fajin te njerëzit që po e përdorin rrymën për komoditet”, deklaroi ajo.

Ky aksion i PSD-së vjen disa ditë pasi kryeministri Albin Kurti, kishte deklaruar se po e kursen energjinë elektrike dhe po ngrohet me batanije.

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate edhe ditën e djeshme kanë zhvilluar një aksion te ndërtesa e Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ku kanë vendosur një “çek në vlerë 20 milionë euro”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy